• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Faton Neziri ‘Ylli i Javës’ në Superligë

07/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës po vazhdon të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 27-të në Superligë i është ndarë futbollistit të Dukagjinit, Faton Neziri.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Shyqeri Salihu, Bujar Asllani dhe Fatmir Mehmeti.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e njëzet e shtatë t’i takojë Faton Nezirit, i cili shënoi dy golat në fitoren 3:1 të Dukagjinit në ndeshjen e rëndësishme kundër KF Llapit.

Pasi mori këtë çmim, Neziri u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “ Ndeshjen e kemi përgatitur gjatë gjithë javës, kemi pasur stërvitje shumë të mirë dhe ia arritëm qëllimit për të marrë tri pikë të plota. Atmosfera te KF Dukagjini është shumë e mirë dhe çdo ndeshje e luajmë pa presion. Nga performanca jonë kemi merituar më shumë pikë dhe të jemi më mirë në renditjen tabelare. Megjithatë, ka edhe shumë ndeshje dhe besoj se do të pozicionohemi më mirë”.

“Është ndjenjë shumë e mirë të shpallesh “Ylli i Javës”, andaj jam shumë i lumtur dhe e shfrytëzoj rastin të falënderoj bashkëlojtarët, trajnerin dhe udhëheqësinë e klubit për besimin.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Next Post

Tifozët e Liverpool kërkojnë që ky lojtar të shitet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.