Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, thotë se do të ishte larguar nga çdo klub tjetër pas serisë së gjatë pa fitore që kishte skuadra e tij më herët këtë sezon. Ata po përpiqen të sigurojnë një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.
“Një nga arsyet kryesore të rënies ka qenë mungesa e shumë lojtarëve të dëmtuar në departamente të rëndësishme, kështu që po konkurronim në periudhën më të vështirë me vetëm 12-13 lojtarë të rëndësishëm”, tha Guardiola për “Sky Sports”.
“Këtë sezon nuk kam mundur ta ndihmoj skuadrën ta bëjë këtë. Në klubet e tjera, pa sukseset e fundit, do të isha shkarkuar, patjetër”, tha ai. “Ky është një klub i madh dhe duhet të bësh gjëra të mira. Por gjithashtu mendoj se të gjithë ne, stafi, unë, meritojmë një mundësi pas asaj që kemi arritur në të kaluarën. Në një tjetër klub, në një mjedis tjetër, humbëm shumë ndeshje dhe në klubet e mëdha kjo nuk mund të ndodhë. Por, për fat të mirë, ata (bordi i Sitit) më dhanë një votë besimi për të vazhduar”.
PANORAMASPORT.AL