Monday, 18. May 2026
Sport

Furlani për situatën te Milani: Të gjithë në diskutim, si drejtor duam një fitues

GS 07/04/2025 1 Min. Lesezeit

Xhorxho Furlani ka folur sërish për të ardhmen e Milanit, pas dështimit të negociatave për të angazhuar Fabio Paratiçin si drejtor të ri sportiv.

furlani

“Tri ditë më parë thashë që nuk ishte marrë asnjë vendim për rolin e drejtorit sportiv, sot jemi pak a shumë në të njëjtën pikë”, shpjegoi administratori kuqezi. Duke mohuar përparimet në këtë aspekt, e sidomos duke shmangur citimin e emrave, drejtuesi i “Djallit” konfirmoi kërkimin e një profili për postin e mbetur vakant që nga shkarkimi i Frederik Masarasë më shumë se një vit më parë.

“Nuk ka asnjë lajm të ri, po mendojmë të përgatisim sezonin e ardhshëm dhe të kërkojmë emrin e duhur që mund të bëjë mirë për Milanin. Identikiti është që të jetë dikush që të na bëjë të fitojmë.

Më shumë se te koha, jemi përqendruar te zgjedhja e profilit ideal. E dimë që jemi tashmë në prill dhe prandaj do të jetë e rëndësishme të fillojmë përgatitjet. Për ne është thelbësore të marrim personin e duhur”, tha Furlani.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: