• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Disa sjellje lojtarët duhet t’i mësojnë që fëmijë” Konseisao pas barazimit: A do e konfirmoja veten? Tani më duhet të qesh

07/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ndeshjes, Serxho Konseisao është munduar të analizojë barazimin me Fiorentiën. Në vijim, edhe deklaratat e trajnerit të Milanit.

konseisao

Pse në mbrojtje ka lojtarë që ngjiten, që zmbrapsen dhe të tjerë që qëndrojnë statikë?
Ka disa gabime individuale, por jo vetëm në mbrojtje. Mendoj se ekipi bëri gabime të pakushtëzuara nga kundërshtari. Ka disa sjellje që po përpiqemi të përmirësojmë: edhe në Napoli goli i pësuar ishte pak a shumë i tillë. Nuk është e lehtë për mua, këto janë sjellje të futbollit që mësohen që fëmijë. Na mungojnë edhe shumë gola të shënuar. Duhet ta gjejmë këtë ekuilibër, sepse krijojmë shumë. Qasja ndaj Fiorentinës ishte e keqe, nuk ishte ajo që përgatitëm dhe përgjegjësi jam unë.

Po ta kishit përmbysur edhe këtë herë, do të ishin 4 në sezon. A është zhgënjyese të shohësh dy pjesë të ndryshme të së njëjtës ndeshje?
Bisedojmë me njëri-tjetrin, i përgatitim mirë ndeshjet: djemtë më kishin dhënë disa shenja të mira në këto tri ditë. Ndeshja ndaj Interit ishte një qasje ndryshe dhe për 90 minuta ishim të balancuar. Sinqerisht, cilësia që kemi është një grup karakteristikash që duhet të kenë lojtarët dhe mentaliteti e personaliteti për të hyrë fuqishëm në lojë për të mbrojtur këtë fanellë duhet të jetë gjithmonë prezent.

A është emblemë padurimi ai zëvendësim i Musahut?
Më dha shenja pozitive, ishte i freskët dhe bënte mirë në stërvitje: më pas kuptova që ndeshja nuk po shkonte mirë dhe e zëvendësova. Ai është një djalë shumë i mirë, ka lojëra që shkojnë keq, por nuk e mbaj mend as çfarë folëm kur doli nga fusha. E shkuar e harruar

Përse ajo qasje aq e dobët?
Nuk ishte e duhura dhe bëmë gabime të pabesueshme. Nuk është fjala për taktikën apo teknikën, por për mendësinë sepse tri ditë më parë ndaj Interit kishim bërë mirë. Më pas e kam të vështirë t’i ndihmoj, është gjithmonë e njëjta gjë e vjetër që them, duhet të kuptojmë arsyen e fillimeve kaq të dobëta të ndeshjeve.

A do ta konfirmonit veten si trajner i Milanit?
Jam i zhgënjyer, por tani më duhej të qeshja. (qesh).

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ter Shtegen kërkon të bëhet protagonist: Ideja është të kthehem këtë sezon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.