Markus Turam, që nuk shënonte në Serinë A që nga 19 janari kundër Empolit, ka realizuar golin e 14-të këtë fundjavë në kampionat, në ndeshjen e tij të 30-të. Për sulmuesin zikaltër bëhet fjalë për një gol rekord në një sezon të vetëm në 5 kampionatet kryesore të Europës.
Në “Tardini” shënoi një gol të çuditshëm me një prekje, që në fakt nuk ishte goditje e plotë, por mjaftoi për ta çuar në rrjetë. Megjithatë, ai ia doli që të parakalonte veten sepse ishte ndalur në 13 gola në një sezon.
Gjatë ndeshjes ka pasur edhe dyshime për një prekje të topit me dorë nga ana e tij, por nga pamjet (edhe pse të vështira) duket se ka pasur një lloj distance të vogël mes dorës dhe topit. Goli i shënuar prej tij ishte aq i çuditshëm sa befasoi edhe babanë Lilian.
PANORAMASPORT.AL