• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

STATISTIKAT/ Arsenali nuk kalon nga 2009-ta, Reali ua ka marrë dorën anglezeve

08/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

try– Mbrojtja e titullit të Champions-it nga Reali i Madridit vazhdon me ndeshjen e parë çerekfinale kundër Arsenalit, për të cilët është çerekfinalja e dytë radhazi.

– Arsenali, që nuk ka fituar një çerekfinale të Ligës së Kampioneve që nga viti 2009-të, eliminoi PSV Eindhoven me rezultat të përgjithshëm 9-3 në 1/8- tat, ku fitorja 7-1 në ndeshjen e vajtjes ishte hera e parë që një skuadër shënonte shtatë gola në një ndeshje me eliminim direkt në transfertë.

– Goli spektakolar individual i Tieri Henrisë në minutën e 47-të të ndeshjes së parë, e bëri Arsenalin ekipin e parë anglez që fitoi në “Santiago Bernabeu” dhe rezultoi të ishte goli i vetëm i përballjes.

– Rekordi i Arsenalit kundër klubeve spanjolle është 15 fitore, 9 barazime, 16 humbje. Golavarazhi është: 54 të shënuar, 52 të pësuar.

– Rekordi në shtëpi kundër klubeve spanjolle është 10 fitore, 5 barazime, 3 humbje.

– Rekordi i Arsenalit në përballjet me dy ndeshje kundër klubeve nga La Liga është 6 fitore, 6 humbje. Por kanë pesë humbje në gjashtë përballjet e fundit.

– Bilanci i “Topçinjve” në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve është 2 kualifikime, 6 eliminime.

– Pasi nuk morën pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve nga sezoni 2016-17 deri në 2023-24, Arsenali po bën paraqitjen e dytë radhazi.

– Londinezët kanë fituar 15 nga 20 ndeshjet e fundit evropiane në shtëpi, duke humbur vetëm një dhe i kanë fituar të katërta këtë sezon, duke mbajtur portën e paprekur në secilën prej tyre, përpara barazimit 2-2 me PSV-në.

– Rekordi i Realit kundër klubeve angleze është 26 fitore, 16 barazime, 18 humbje. Golavarazhi është: 94 të shënuar, 77 të pësuar.

– Rekordi në tranfertë kundër klubeve angleze është: 10 fitore, 6 barazime, 11 humbje.

– Reali i Madridit i ka fituar katër nga tetë ndeshjet e fundit në transfertë ndaj klubeve të Premier Ligës (1 barazim, 3 humbje).

– Bilanci i spanjollëve në përballjet me dy ndeshje kundër klubeve angleze është: 15 kualifikime, 7 eliminime. Ata kanë kaluar në fazën tjetër në 10 nga 13 përballjet e fundit, megjithatë tri eliminimet e fundit në Champions kanë ardhur nga skuadra të Premier Ligës: Çelsi në gjysmëfinalen e sezonit 2020-21 (1-1 në shtëpi, 0- 2 jashtë); Mançester Siti në 1/8-tat e finales së sezonit 2019-20 (1-2 në shtëpi, 1- 2 jashtë); Mançester Siti përsëri në gjysmëfinalen e sezonit 2022-23 (1-1 në shtëpi, 0-4 jashtë).

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Ronaldinho zbulon lojtarin që e mahnitë me lojën e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.