Reali i Madridit do të luajë sonte në mbrëmje në Londër ndeshjen e vajtjes çerekfinale në Ligën e Kampioneve kundër Arsenalit.
Për këtë duel, trajneri Ançeloti do të ketë të gatshëm portierin Tibo Kurtua, i cili ka lënë pas dëntimin në gju dhe do të shmangë një surprizë në portën e “Los Blancos”. Kështu, një nga të panjohurat që ekzistonte te Madridi për këtë duel është zgjidhur. Megjithatë, dyshimet për formacionin titullar nuk janë sheshuar plotësisht. Disa dyshime që fokusohen kryesisht te mbrojtja dhe konkretisht te krahët. Ançeloti ka të gatshëm Lukas Vaskez dhe Fran Garsian si mbrojtësit e vetëm në skuadër, por nuk pritet ata të jenë në fushë që nga minuta e parë. Veçanërisht kjo vlen për Lukas Vaskez në të djathtë të mbrojtjes.
Vendimi përfundimtar i Ançelotit për mbrojtësit e krahut do të ndikonte edhe në mesfushë. Valverde mund të startojë në mbrojtje në të djathtë kundër Arsenalit. Ndërkohë, që kështu Reali do të humbasë peshë në mesfushë, duke qenë se Tçuameni nuk do të jetë i gatshëm për shkak pezullimi. Në të majtë, Fran Garsia është gati.
Por mëdyshja e trajnerit italian është nëse do të shkojë për të, apo do të rrezikojë dhe të aktivizojë David Alaba në të majtë, ndonëse austriaku në fakt do të ishte një bast i madh, parë formën e tij jo optimale.
PANORAMASPORT.AL