Goli dhe asistet e para në Serinë A kanë ardhur me kohë, por Jan Bisek dëshiron të kalojë si protagonist edhe ndeshjet e Champions-it. Ajo e orës 21:00 kundër Bajernit është një prej tyre, aq më tepër që për mbrojtësin është dhe një lloj derbi duke qenë se është gjerman. I kontaktuar nga “BILD”, ai ka dhënë edhe deklaratat në vijim.Çfarë prisni nga kjo përballje e parë me Bajernin?
Do të takohemi me një ekip shumë të organizuar. Një skuadër që synon të ketë topin. Edhe pse në thelb ne gjithashtu na pëlqen të kemi zotërimin e topit. Për më tepër, nuk na pëlqen fare të pësojmë gola. Kurrë.
Cili është favorit?
Këto ndeshje vendosen nga detajet dhe nuk ka favoritë . Ashtu si Bajerni, edhe ne kemi lojtarë fenomenalë në çdo rolsulm. Unë do të thoja se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për asnjërën skuadër, dhe kjo është ndoshta arsyeja pse presim me ankth të shohin se si do të përfundojë. Jam i bindur se ne do të kalojmë në raundin tjetër.
A jeni favoritë për shkak të lëndimeve të tyre?
Në fakt, jo. Çdo ekip futet në fushë dhe përgatitet me lojtarët që janë në formë. Dhe në fund synohet të fitohet çdo ndeshje. Ne e dimë shumë mirë se do të kemi përballë një rival shumë të fortë. Dhe Bajerni, me gjithë dëmtimet, ka ende një ekip shumë, shumë të fortë. Kjo është arsyeja pse nuk do të përgatitemi ndryshe.
Sa ju lehtëson detyrën fakti që te Bajerni ka aq shumë dëmtime?
Askush tek Interi nuk po kërcen nga gëzimi për këtë apo atë lojtar që mungon. Ne do të futemi në ndeshje me të njëjtin entuziazëm që do të kishim nëse të gjithë rivalët do të ishin në dispozicion. Sigurisht që presioni është, edhe sepse jemi e vetmja skuadër italiane që kemi arritur në çerekfinale. Kjo është arsyeja pse shpresat e Italisë janë te ne, edhe pse tifozët e ekipeve të tjera nuk do ta pranonin kurrë. Në fund të fundit, çdo ndeshje është e njëjtë: gjithmonë dëshiron të fitosh. Edhe pse Champions-i është pak më e veçantë.
Mendoni se mund të triumfoni në Europë?
Më kujtohet ende momenti kur fituam skudeton në derbin kundër Milanit; edhe kur u prezantua trofeu dhe pastaj morëm autobusin nëpër qytet. Nuk do t’i harroj kurrë ato ditë. or fakti është se në sport, pas kësaj, thjesht vazhdohet. Edhe pse fituam titullin tonë të 20-të, ajo arritjeu bë shpejt histori. Tani është vetëm çështje për të ndjekur titullin e radhës.
Çfarë do të bëni nëse fitoni Champions-in?
Do të ndaloj së luajturi futboll, sepse nuk ka asgjë më të mirë (qesh). Jo, po bëj shaka. Është ende herët për të menduar për atë. Jemi vetëm në çerekfinale dhe kemi ende shumë skuadra të forta në rrugën tonë. Por ëndrra ime është padyshim që një ditë ta fitoj këtë trofe.
PANORAMASPORT.AL