• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Caktohen gjyqtarët e gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës

08/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka caktuar tashmë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës do të zhvillohen nesër dhe pasnesër.

Ndeshja e ditës së nesërme është ajo në mes të dy rivalëve të mëdhenj, Dritës dhe Prishtinës, e cila do të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.

Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit Ilir Mehmeti, teksa ndihmës të tij do të jenë Granit Hyseni dhe Besnik Morina.

Gjyqtar i katërt në këtë sfidë do të jetë Kujtim Krasniqi, ndërsa në VAR do të jenë Burim Jahmurataj dhe Arbnor Bullatovci.

Në ndeshjen tjetër, Llapi është nikoqir i Drenicës, me takimin e planifikuar të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë nga ora 15:00.

Gjyqtar kryesor në këtë sfidë do të jetë Dardan Çaka, i ndihmuar nga anësorët Fatlum Berisha dhe Fatmir Sekiriqa.

Për këtë ndeshje, gjyqtar i katërt do të jetë Rezart Hasanaj, ndërsa në VAR do të jenë Mentor Ajeti dhe Bujar Selimaj.

Next Post

Capello i tregon Interit si ta mposhtë Bayernin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.