• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futbollistet e Kosovës triumfojnë ndaj Maqedonisë Veriore

08/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë mbetur në garë për kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kosova të martën pasdite e mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3:0.

Të dy golat e parë i realizoi Kaltrina Biqkaj në minutën e 50-të dhe 66-të.

Biqkaj asistoi edhe te goli përfundimtar që realizoi Erëleta Memeti në minutën e 85-të.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takoi Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Fitorja e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut ishte shumë e rëndësishme pas disfatës që e pësoi më 25 shkurt nga Letonia.

Grupin 6 e udhëheq Letonia me gjashtë pikë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. Gjashtë pikë i ka edhe Kosova në pozitën e dytë. Maqedonia e Veriut është e fundit pa pikë.
Vetëm fituesi i grupit e ka të sigurt kalimin në Ligën B.
Kosova më 3 qershor do të jetë mysafire e Letonisë në ndeshjen që do të vendosë se cila përfaqësuese do të kaloj në Ligën B.

Kosova në edicionin e parë të Ligës së Kombeve ishte në ligën C, por e fitoi grupin dhe doli në B në kualifikimet për “Euro 2025”. Në kualifikime i humbi të gjitha ndeshjet në grup me Uellsin, Ukrainën dhe Kroacinë dhe kështu është kthyer në C për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

Next Post

Rummenigge: Inzaghi është një fenomen, nuk jemi favoritë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.