• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Bayern-Inter, formacionet zyrtare

08/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Bayern Munichut e goditur nga lëndimet do të presë Interin në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma, pasi Simone Inzaghi dhe ekipi i tij kërkojnë të sigurojnë një avantazh përpara ndeshjes së kthimit në “San Siro” javën e ardhshme.

Vincent Kompany do të jetë pa disa lojtarë kyç të ekipit të parë si Manuel Neuer, Dayot Upamecano, Hiroki Ito, Alphonso Davies, Kingsley Coman dhe Jamal Musiala, të cilët janë të lënduar.

Edhe te Interi ka lojtar të lënduar, por me një gjendje relativisht më të mirë. Krahët e mbrojtjes janë një zonë shqetësuese për “Nerazzurrët”, Carlos Augusto pritet të startojë para Federico Dimarcos, i cili u stërvit veçmas, ndërsa Denzel Dumfries mbetet jashtë, që ka të ngjarë të thotë një fillim tjetër nga minuta e parë për Matteo Darmian.

Mehdi Taremi është gjithashtu i lënduar, gjë që e lë Marko Arnautovicin si opsionin e vetëm rezervë për Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, pasi Joaquin Correa nuk është përfshirë në listën e Interit në Ligën e Kampionëve . Piotr Zielinski gjithashtu nuk është i disponueshëm.

Ndeshja nis nga ora 21:00 ndërsa këto janë formacionet zyrtare:

Bayern: Urbig, Laimer, Kim, Dier, Stanisic, Goretzka, Kimmich, Olise, Sane, Muller, Kane.

Inter: Sommer, Bastoni, Acerbi, Pavard, Darmian, Carlos Augusto, Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella, Lautaro, Thuram.

Next Post

Ekipi i Seria A ngulmon për Arbër Hoxhën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.