• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vendosi dy rekorde në garën e Suzuka-s

09/04/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 6 debutuesit e këtij sezoni në Formula 1, piloti italian Kimi Antonelli është ai që po shkëlqen më shumë. Kjo jo vetëm prej faktit se piloton një Mercedes por edhe falë talentit të tij.

Një vend i katërt dhe dy vende të gjashta për 18-vjeçarin që në janar zuri vendin e Lewis Hamilton. 30 pikë të grumbulluara deri më tani pas tri garash dhe një karrierë që premton shumë.

Gara e fundit në Japoni e konfirmon këtë gjë, pasi ai vendosi dy rekorde.

Ai është piloti më i ri në histori, 18 vjeç, 7 muaj e 11 ditë, që kryeson një garë të Formula 1 (i pari për 10 xhiro në pistën e Suzuka).

Rekordi i dytë është ai i pilotit më të ri në historinë e këtij sporti që vendos xhiron e shpejtë të një garë. Ai dha kohën 1’30”965 në pistën japoneze. Dy rekorde këto që mbaheshin nga Max Verstappen.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme të isha përpara, por nuk ma hoqi fokusin në përpjekjen për të mbajtur një ritëm të mirë. Jam i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat deri më tani”, tha Antonelli

“Po fitoj gjithnjë e më shumë përvojë, fundjavë pas fundjave. Po i kuptoj gomat gjithnjë e më mirë, sa mund të shtyj, duke filluar nga kualifikimi. Tani garojmë në një pistë që unë e njoh shumë më mirë, të shohim se ç’mund të ndodhë”, tha italiani.

Next Post

Sulmuesi i Kombëtares drejt Bundesligës, zbulohet skuadra

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.