Sunday, 17. May 2026
Sport

Shumë rrotacion te Interi, Asllani kthehet titullar në duelin e sotëm

GS 12/04/2025 1 Min. Lesezeit

Konsumi fizik ndaj Bajernit dhe gjendja jo optimale fizike e disa futbollistëve të Interit e ka detyruar trajnerin Simone Inzagi që të bëjë zgjedhje të detyruara dhe rrotacion për sfidën e sotme kundër Kaljarit.

-900-0-1740597606xasllani-inzagi-677

Që në mbrojtje pritet të jenë Bisek dhe De Vraj për të lënë në stol Pavarin dhe Açerbin. Ndërkohë që nga krahët Zalevski do të marrë një fanellë titullari në të djathtë dhe Augusto konfirmohet majtas.

Në mesfushë është radha për Asllanin që rikthehet pas skualifikimit me Bajernin. Në krahët e tij luajnë Fratezi dhe Barela, ndërsa përpara Markus Turam do të marrë një ndeshje pushim dhe do të zëvendësohet nga Arnautoviç që do të formojë dyshen me Lautaron.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: