Sunday, 17. May 2026
Sport

Titullar në 4 ndeshje dhe gol, Kefren Turam zgjidhet lojtari i muajit mars te Juventusi

GS 12/04/2025 1 Min. Lesezeit

Marsi u mbyll me një fitore 1-0 në ndeshjen e kampionatit në “Allianz Stadium” kundër Xhenoas.

turam

Por kush ishte lojtari më i mirë i muajit që kaloi, thuhet në faqen zyrtare të Juventusit. Lojtari i muajit mars, i zgjedhur nga tifozët me votat e tyre në juventus.com, është Kefren Turam!

Mesfushori i bardhezinjve ka luajtur gjithmonë titullar në katër ndeshjet që Juventus luajti në mars dhe gjeti gjithashtu golin në ndeshjen në shtëpi kundër Hellas Veronës, duke dërguar në rrjetë një asist të Kambiazos. Ky është një tjetër vlerësim për mesfushorin francez, i cili po futet gjithmonë e më shumë në qendër të projektit bardhezi edhe për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: