Saturday, 16. May 2026
Sport

LIve: Emocionet e Champions League

GS 16/04/2025 2 Min. Lesezeit

Real Madridi është gati për misionin e vështirë!

 
 

Real Madridi është gati për misionin e vështirë!

Publikon formacionin startues ndaj Arsenali!

Real Madridi e ka publikuar formacionin startues për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.

Dueli i parë i luajtur në Londër përfundoi me fitore 3:0 të “Topçinjve”, teksa “Los Blancos” e kanë një mision jashtëzakonisht të vështirë para vetes.

Interi dhe Bayerni kërkojnë gjysëmfinalen, këto janë formacionet zyrtare

 
 

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e fundit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të mësohen edhe skuadrat gjysëmfinaliste.

Në stadiumin ”Guiseppe Meazza”, Interi do të jetë nikoqire e Bayern Munich, ndeshje e cila nis nga ora 21:00.

Skuadra italiane ka përparsi nga ndeshja e parë, pasi kishte shënuar fitore në ”Allianz Arena”, me rezultat 2-1.

Formacionet zyratre:

Inter: Sommer, Pavard, Acerbi, Bastoni, Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitarian, Dimarco, Martinez, Thuram.

Bayern Munich: Urbig, Laimer, Dier, Kim, Stanisic, Goretzka, Kimmich, Sane, Olise, Muller, Kane.

Emocionet e Champions League

 
 

Ndeshja e sotme mes Interit dhe Bajern Mynih pritet të jetë një tjetër klasike mes këtyre dy skuadrave që kanë rivalizuar shpeshherë me njëra tjetrën në Ligën e Kampioneve.

Fitorja 2-1 në ndeshjen e parë në Gjermani u ka dhënë italianëve një avantazh të rëndësishëm që skuadra e Inzagit duhet të menaxhojë në fushën e saj.

Por historia tregon se bavarezët kanë marrë shpesh rezultate pozitive në Itali, ndaj gjithçka është e mundur në këtë ndeshje që do të sigurojë një biletë për në katërshen më të mirë të turneut.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Zomer; Pavard, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Turam.
Trajner: Simone Inzagi

BAJERN MYNIH (4-2-3-1): Urbig; Laimer, Kim, Dajer, Stanisiç; Goretzka, Kimish; Olise, Myler, Sane; Kejn.
Trajner: Vinsent Kompani.

Teilen: