• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE INTER-BAJERN/ Sa shumë emocione! Rihapet sërish kualifikimi, gjermanët gjejnë baraspeshën (VIDEO)

16/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja e sotme mes Interit dhe Bajern Mynih pritet të jetë një tjetër klasike mes këtyre dy skuadrave që kanë rivalizuar shpeshherë me njëra tjetrën në Ligën e Kampioneve.

inter

Fitorja 2-1 në ndeshjen e parë në Gjermani u ka dhënë italianëve një avantazh të rëndësishëm që skuadra e Inzagit duhet të menaxhojë në fushën e saj. Por historia tregon se bavarezët kanë marrë shpesh rezultate pozitive në Itali, ndaj gjithçka është e mundur në këtë ndeshje që do të sigurojë një biletë për në katërshen më të mirë të turneut.

LIVE INTER-BAJERN MYNIH 2-2

Lautaro Martinez 58′, Pavar 61’/ Kejn 52′, Dajer 76′

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

76′ GOOOOL BAJERN 2-2/ Rihapet sfida, Dajer shënon me kokë nga një këndi i vështirë, duke surprizuar portierin Zomer. (VIDEO) 

75′ Zomer i mohon golin Olises, ndërhyrje vendimtare e portierit zikaltër. (VIDEO)

61′ GOOOOOL INTER 2-1/ Përmbysje dramatike, Pavar shënon me kokë pas harkimit nga këndi. (VIDEO) 

60′ Ndërhyrje vendimtare e Dajer, që shpëton një gol të sigurt. (VIDEO) 

58′ GOOOOL INTER 1-1/ Çmenden në festë zikaltrit, Lautaro Martinez gjen golin e barazimit (VIDEO) 

54′ Interi provon të kundërpërgjigjet me Turam, por gjuajtja e tij ishte qëndrore duke u ndalur nga portieri. (VIDEO) 

52′ GOOOOL BAJERN 0-1/ Shtangen italianët, Kejn kalon në avantazh skuadrën e Kompani. (VIDEO) 

50′ Shpëton për mrekulli porta e Bajernit, tentativa e Dimarkos, ndalet nga portieri shumë pranë shtyllës. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

36′ Rrezikshëm Bajerni në dy momente me Myler dhe Sane, por e vëmendshme mbrojtja e Interit, që mban portën e paprekur. (VIDEO) 

33′ Pranë golit Interi, Çalhanoglu lëshon një predhë nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

29′ Drithërima në portën e gjermanëve, Interi “flirton” me golin e avantazhit. Turam zgjatet po nuk arrin ta devijojë topin drejt rrjetës pas prekjes së Açerbit (VIDEO) 

20′ Rivalitet i ashpër në mesfushë, Interi provon të surprizojë me kundërsulme, gjermanët shfaqen më kërkues.

12′ Minuta të mira për Bajernin që ushtron presion në portën e Zomer, por vendimtare ndërhyrja e Bastonit, i cili i heq në momentet e fundit topin nga këmba futbollistit Olise.

9′ Rrezikshëm Interi me Dimarkon, tentativa e mbrojtësit me të majtën ishte qëndore duke shkuar drejt e në duart e portierit. (VIDEO) 

3′ Dueli nis i zjarrtë me të dyja skuadrat që kërkojnë të surprizojnë. Fantastik Pavar që ndal një gjuajtje të rrezikshme të Olise, duke e dërguar topin në këndore. (VIDEO) 

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Zomer; Pavard, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Turam.
Trajner: Simone Inzagi

BAJERN MYNIH (4-2-3-1): Urbig; Laimer, Kim, Dajer, Stanisiç; Goretzka, Kimish; Olise, Myler, Sane; Kejn.
Trajner: Vinsent Kompani

dfgdfggfddgfgfddfgdfg

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Mbretërit” rrëzohen në Madrid, Arsenali eliminon Realin nga Liga e Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.