• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shkodran, Paulin Ndoja

17/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër emër i madh i futbollit shkodran dhe atij shqiptar është shuar. Pas ndarjes nga jeta të ikonave si Medin Zhega, Ramazan Rragami dhe Sabah Bizi, është ndarë nga jeta edhe Paulin Ndoja, i njohur si pjesë e katërshe së famshme që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit të Shqipërisë.

“Mjeshtri i Madh” ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të ndritur si futbollist dhe trajner.

I lindur në Shkodër më 19 dhjetor 1945, Ndoja nisi që herët të merrej me futboll, duke spikatur menjëherë për talentin e tij si portier.

Në moshën 20-vjeçare fitoi Kupën e Shqipërisë me Vllazninë në vitin 1965. Pas një periudhe të shkurtër në Skrapar si ushtar, u rikthye në Shkodër, ku ndihmoi ekipin të fitonte titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 1971-1972.

Një vit më vonë, për arsye biografike, iu desh të largohej nga futbolli aktiv. Në vitet ’80, nisi një tjetër kapitull si trajner i portierëve, profesion që e ushtroi me përkushtim deri para pesë vitesh.

Trofetë e fituara: Si futbollist: Kupa e Shqipërisë (1965), Kampion i Shqipërisë dhe Kupa (1971-72)

Si trajner: Kupa e Shqipërisë (1987), Kampion i Shqipërisë (1992, 1998, 2001). /euronews.al/

Next Post

Dita e ndeshjeve: Sot mbyllet xhiro e 29-të me dy përballje të forta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.