Saturday, 16. May 2026
Sport

FOTO/ Kur humori bëhet taktikë! Inter-Bajern, si përplasja nisi nga psikologjia e lojës

GS 17/04/2025 2 Min. Lesezeit

Inter dhe Bajerni zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme mbrëmë në “San Siro”, që në fund u mbyll 2-2, me italianët që kaluan në gjysmëfinale falë fitores 1-2 në duelin e parë. Por brenda një jave, bavarezët zhvilluan 3 ndeshje të forta, dy me zikaltërit dhe një me Borusia Dortmundin e vlefshme për kampionatin gjerman.dsfdsgPor para se të luheshin këto sfida, skuadra krijuan rivalitet dhe humor në rrjetet sociale.

Në profilin zyrtar të klubit italian, u postua një skicë duke dashur të tregojnë që ishin më të relaksuar, pasi Bajernin e priste një javë e vështirë ndërsa zikaltërit po shijonin situatën.

Por menjëherë erdhi kundërpërgjigja e kampionëve të Gjermanisë.

Në fotografinë e postuar nga Bajern tregohet një burrë që ulet në mënyrë serioze në një karrige ndërsa afrohen ndeshjet e rëndësishme. Kjo tregon rritjen e përqendrimit dhe tensionit për shkak të ndeshjeve, me pak fjalë, gjermanët thonë: “Kjo javë është serioze, jemi të fokusuar.”

Padyshim është është një “meme” me mesazh humoristik dhe ironik, një shembull klasik i mënyrës sesi klubet përdorën rrjetet sociale për të bërë humor, për të krijuar rivalitet pozitiv dhe ndezur sfidën para se të luhej.WhatsApp Image 2025-04-17 at 10.46.18 (2)WhatsApp Image 2025-04-17 at 10.46.18 (3) PANORAMASPORT.AL

Teilen: