Saturday, 16. May 2026
Sport

Basketboll, Goçaj pensionohet nga referimi

GS 17/04/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e tretë e serisë çerekfinale të playoffit të Superligës së Kosovës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, ishte e fundit për gjyqtarin e basketbollit Atdhe Goçaj.

Goçaj, të mërkurën mbrëma për herë të fundit ndau drejtësinë në parket, duke i dhënë fund karrierës së bujshme prej dy dekadave si gjyqtar i basketbollit.

Goçaj vlerësohet si një nga gjyqtarët më të mirë në basketbollin kosovar dhe me kokën lart i ka dhënë fund një karrierë të bujshme që zgjati për njëzet vjet.

Vendimi i tij për t’u pensionuar nuk ishte i lehtë, por Goçaj këtë e kishte marrë muaj më parë dhe ndeshja Prishtina – Vëllaznimi ishte e fundit për të si gjytar.

Sigurisht, pensionimi i Goçajt nga refereimi aktiv do të jetë një humbje e madhe për basketbollin kosovar.

Teilen: