• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PRECEDENTËT/ 2010 sjell fat, por Barça e ka dominuar Interin

17/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ja ku rikthehet sërish një prej ndeshjeve që është duke u shndërruar në një klasike të Europës.1432954556.0Interi do të sfidohet me Barcelonën në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, një rival që në fakt sjell kujtime të bukura, por edhe të hidhura për zikaltrit. Në historinë e dueleve europiane, Interi dhe Barça janë sfiduar me njëri-tjetrin plot 16 herë dhe bilanci është i dukshëm në favor të ekipit katalanas.

Barcelona ka arritur që të marrë 8 fitore, ndërkohë që zikaltrit kanë fituar vetëm 3 herë. Pesë ndeshje kanë përfunduar në barazim mes të dyja ekipeve. Edhe golat e shënuar janë në favor të Barcelonës me 27 të tillë kundrejt 15 të zikaltërve. Mirëpo, sfidat e fundit kanë qenë në favor të Interit me 1 fitore dhe një barazim 3-3, që ka eliminuar nga faza e grupeve në vitin 2022 ekipin e drejtuar në atë kohë nga Ksavi Hernandez.

Interi shpreson që të bëjë si në vitin 2010, kur eliminoi pikërisht ekipin katalanas me Zhoze Murinjon dhe në fund arriti që të ngrinte trofeun në finalen e madhe të Madridit. Megjithatë, katalanasit janë një rival i vështirë dhe po kalojnë një moment të jashtëzakonshëm. Dy sfida të mëdha na presin sërish në Ligën e Kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Xhaka sfidon Bayernin për titullin e kampionit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.