• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk shënon gol e as nuk asiston qe pesë ndeshje

17/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kylian Mbappe është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë të karrierës.

Krejt shpresat e tifozëve të Real Madridit mbrëmë ishin tek ylli i tyre i ri, por ai nuk u duk fare në “Santiago Bernabeu”.

Ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit e bëri një tjetër paraqitje të zbehtë kundër Arsenalit për ta konfirmuar krizën nëpër të cilën po kalon.

0 gola, 0 asistime, 1 goditje drejt portës, ishin statistikat e përfaqësuesit francez në dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër “Gunners”.

Akoma më keq.

26 vjeçari nuk ka shënuar e as nuk ka asistuar në pesë ndeshjet e fundit.

Një gjë e tillë, njërit prej futbollistëve më të mirë në botë nuk i kishte ndodhur që nga viti 2018.

Dhe, këtë rënie e formës së tij e ka ndier edhe Real Madridi.

Krahas eliminimit nga Championsi, në mungesë të golave të Mbappes, “Los Blancos” kanë mbetur prapa edhe në La Liga, duke rrezikuar që të mbesin pa trofe deri në fund të edicionit.

Realin e pret një sfidë tjetër e vështirë në finale të Copa del Rey kundër Barcelonës dhe pikërisht aty trajneri Carlo Ancelotti shpreson që do ta rigjejë Mbappen më të mirë.

Next Post

“Barcelona ka histori”, Lautaro Martinez: Ky ekip ka bo… të mëdha, duam Champions-in

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.