Saturday, 16. May 2026
Sport

Ballkanin e shpëton sërish Adetunji, mposht minimalisht Gjilanin në Suharekë

GS 17/04/2025 1 Min. Lesezeit

Në Suharekë, kampioni i Kosovës Ballkani mposhti Gjilanin me mund të madh, duke mbetur përcjellëse e Dritës.

Pas gjysmë ore lojë, golin e vetëm të ndeshjes e shënoj sulmuesi Sunday Adetunji, i cili realizoi golin e 15-të sezonal.

Vendësit në kohën shtesë mbetën me një lojtar më pak.

Ballkani mbetet i dyti në tabelë me 10 pikë më pak se Drita lidere, derisa Gjilani, me 38 pikë ka kaluar në vendin e gjashtë.

 

Teilen: