Këtë herë përmbysje e madhe e premtuar nga Reali i Madridit ka mbetur thjesht dhe vetëm në rrjetet sociale.
“Remuntada” aq shumë e përmendur këto ditë në Madrid ka qenë veçse një mirazh përballë realitet. Përmbysja ka mbetur vetëm tek ajo pritje madhështore që tifozët i bënë skuadrës para nisjes së takimit, ka mbetur te fishekzjarrët. Asgjë më shumë se kaq. Tifozëria e bëri të sajën, por në fund u pajtua me superioritetin e Arsenalit. Tifozët tentuan deri në fund, skuadra nuk e bëri.
Rikthimet, netët e çmendura, erdhën gjithmonë me një skuadër të madhe pas tyre, pikërisht ajo skuadër që Madridi nuk është në këtë sezon. Ishte shumë optimiste të mendohej se plani i lojës do të mbërrinte me magji në mbrëmjen vendimtare. Dhe aq më tepër kundër Arsenalit, një ekip i madh i ndërtuar nga një trajner i madh: Mikel Arteta. Ai fitoi edhe në ndeshjen e kthimit. 1-5 në total.
A preket Ançeloti nga ky eliminim? Shumë! Asgjë përfundimtare, por ka një finale të Kupës javën e ardhshme që mund të qartësojë shumë gjëra për të ardhmen. Sidomos për shkak se ka humbur shumë mbështetjen nga fansat, të cilët u kthyen në shtëpi të dëshpëruar që nuk e kishin pasur ëndrrën e tyre askund pranë.
PANORAMASPORT.AL