• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sauditët e “mbulojnë” me ar

17/04/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Toto Volf i Mercedesit e kërkonte prej kohësh, por në të ardhmen e Maks Verstapen është Aston Martin.

Sipas medieve të huaja piloti holandez i Red Bull do të ndërrojë veturë në fund të këtij sezoni dhe me shumë mundësi zgjedhja e tij quhet Aston Martin.

Janë disa arsye që e shtyjnë pilotin e talentuar drejt skuderisë britanike, e cila momentalisht zotërohet nga Lourens Stroll.

Ky i fundit i ka ofruar 33 milionë dollarë në vit Verstapenit, i cili ka pranuar sfidën pasi te Aston Martin do të bashkëpunojë me super-inxhinierin Adrian Njui. Një tjetër faktor që ka shtyrë Verstapen të zgjedhë Aston Martin është edhe fakti se skuderia në fjalë nuk ka fituar kurrë më parë një titull.

Në këtë histori nuk duhet anashkaluar edhe e ardhmja e vetë Aston Martin, e cila shumë shpejt do të ketë ndryshime të mëdha sa i përket pronarëve pasi Stroll po përgatitet për të shitur skuderinë, e cila i intereson shumë Fondit Sovran të Zhvillimit të Arabisë Saudite.

Pas zgjedhjes së Verstapen për të braktisur Red Bull-in është pikërisht përfshirja e sauditëve në Formula 1, të cilët siç dihet nuk kanë limite financiare, ç’ka përkhthehet në mundësi të artë për Verstapen për të drejtuar një veturë kompetitive për vite me radhë.

Next Post

E ardhmja e Ancelottit në rrezik: Humbi ndaj Arsenalit, vendimtare finalja kundër Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.