Vinicius Junior ka reaguar për herë të parë pasi Real Madridi është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Ylli brazilian përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram ka falenderuar të gjithë për mbeshtetjen duke thënë se duhet të jenë të bashkuar deri në fund të sezonit, pasi janë në garë për dy tituj që mund ti fitojnë.
Ai po ashtu e ka uruar skuadrën e Arsenalit për kualifikim në gjysëmfinale.
“Real Madridi do të kthehet, si gjithmonë. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Ne duhet të jemi bashkë për javët e fundit të sezonit. Ka ende tituj që mund t’i fitojmë Gjithmonë së bashku me këtë ekip, këtë klub deri në fund. Hala Madrid!. “Urime Arsenalit.”, ka shkruar Vinicius./r.