Në fundjavë xhvillohen ndeshjet e javës së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve.
Java nis me ndeshjen Malisheva – Llapi, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin ”Liman Gegaj” në Malishevë, nga ora 15:00.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Dardan Çaka.
Të dielen nga ora 15:00, Suhareka do të jetë nikoqire e Dritës.
Bardh Ajeti do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.
Të njëjtë ditë por nga ora 20:00, Prishtina do të përballet me Ferizajin.
Gjyqtari Lirim Jashari do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.
Të hënën luhen dy ndeshjet e tjera.
Drejtësin në ndeshjen Feronikeli ’74 – Ballkani do ta ndajë gjyqtari Genc Nuza.
Ndërsa ndeshja tjetër e kësaj dite zhvillohet midis Gjilanit dhe Dukagjinit.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Mervan Bejtullahu.