Peja është gjysmëfinalistja e katërt e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.
Pejanët në ndeshjen e tretë çerekfinale dhe vendimtare fituan ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 79:84 (28:21, 15:24, 20:17, 16:22).
Pas një fillimi të baraspeshuar, vendasit arritën të shkëputën në 22:11, por më pas u rikthyen mysafirët, ku çereku i parë përfundoi 28:21.
Pejanët vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke përmbysur shifrat, derisa shkuan në pushim me rezultat 43:45.
Pjesa e dytë e ndeshjes ishte shumë interesante dhe drama u zhvillua deri në fund, ku pejanët ruajtën epërsinë e krijuar dhe shënuan fitore shumë të rëndësishme, 79:84.
Te vendasit më i miri ishte Jalen Nesbitt me 20 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët Marquez Townes me 25 pikë e pesë asistime.
Gjysmëfinalet pritet të jenë të zjarrta ku përballen Trepça me Sigal Prishtinën dhe Bashkimi me Pejën. Për tu kualifikuar në finale duhet tri fitore, ndërsa për tu shpallur kampion katër fitore.