Saturday, 16. May 2026
Sport

Statistikat/ Arsenali favorit për trofeun e Championsit, Interi renditet i dyti

GS 18/04/2025 1 Min. Lesezeit

Arsenali është skuadra më favorite për të fituar Ligën e Kampioneve. Të paktën kështu janë pritshmëritë e OPTA-s, që ka publikuar përqindjet e ekipeve të mbetura në garë në këtë Champions.arsenalSigurisht që eliminimi i Realit të Madridit ka bërë që “Topçinjtë” të marrin vendin e kandidatit kryesor për të triumfuar në këtë kompeticion. Sipas OPTA-s ata kanë shanset më të larta që të marrin trofeun në finalen e Mynihut dhe përqindja e tyre është 28,7.

Në vendin e dytë është skuadra e Interit që ka 25,5% shanse për të triumfuar në Champions. Ndërkohë që rivali i zikaltërve në raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve, Barcelona, shihet si skuadra që ka më pak mundësi për të triumfuar në Europë. Katalanasit kanë 21,8% shanse, ndërsa PSG-ja e Luis Enrikes renditet e treta me 24%.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: