Fabrizio Romano sot është gazetari sportiv më i njohur në botë. Ai është burimi numër 1 i informacionit sportiv.
Karriera e tij nisi kur mësoi nga La Masia se Icardi do të transferohej te Sampdoria.
Ai e publikoi lajmin, kur askush nuk tjetër nuk kishte informacion për këtë kalim.
Kulmi i bujës së tij ndodhi me ish-trajnerin e Bayern, Julian Nagelsmann. “Mora një telefonatë dhe më thanë se po ndodh tani, Nagelsmann po shkarkohet. Nuk e besova. M’u deshën disa orë ta konfirmoja dhe ta postoja”.
“Reagimet ishin të jashtëzakonshme.
Më besoni, as vetë Nagelsmann nuk e dinte, kurse unë e dija se ngjarja kishte ndodhur. Ishte befasi në Gjermani, sepse i pari që e mori vesh ishte një italian”, është shprehur Fabrizio.