Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, ka bërë një deklaratë surprizuese gjatë një interviste në studion e “News 24”. Sipas tij, Elbasani do të jetë mikpritës i një gare të Formulës 1 deri në vitin 2030, një event që pritet të sjellë mbi 100 mijë vizitorë nga e gjithë bota.
Mazniku theksoi se kjo iniciativë është pjesë e një strategjie më të gjerë të PS për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës në qytetet jashtë Tiranës. Ja çfarë deklaroi ndër të tjera Mazniku për zhvillimin e garës më prestigjioze të automobilizmit në vendin tonë:
“Jemi duke punuar që të kemi infrastrukturën e duhur për një garë të këtij niveli ndërkombëtar. Po ecim përpara. Më 2030-n do kemi Formula 1 në Elbasan dhe do ketë 100 mijë turistë. Po ecim me punimet, që të jetë infrastruktura e duhur për këtë garë gjigante në nivel ndërkombëtar”, deklaroi Arbjan Mazniku gjatë intervistës së djeshme në “News 24”.
PANORAMASPORT.AL