Saturday, 16. May 2026
Sport

Pasuesi i Ançelotit te Reali, agjenti i Klop u vë vulën zërave dhe i hap rrugë transferimit të bujshëm

GS 18/04/2025 1 Min. Lesezeit

Real Madrid po mendon për pasuesin e Ançelotit, që po kalon sezonin e fundit Zhgënjimi në Champions ndaj Arsenalit bën që largimi i tij të jetë i pashmangshëm.

Screenshot 2025-04-18 181618

Dy janë përfolur si zëvendësuesit e mundshëm të Ançelotit. Bëhet fjalë për Ksabi Alonson dhe Jyrgen Klop. Për këtë të fundit ka folur agjenti i tij.

Mark Kosicke hedh poshtë zërat për kalimin e gjermanit në krye të skuadrës së Realit. “Jyrgeni është shumë i lumur me rolin e tij Red Bull. Ai është totalisht i fukusuar dhe i lumtur aty”, u shpreh agjenti.

Në këtë mënyrë i hapet rruga transferimit të bujshëm të Ksabi Alonsos. 43-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Leverkusen deri në vitin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: