• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Federata denoncoi ngjarjen e shëmtuar me Franko Bushatin, reagon Besëlidhja

18/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Shqiptare e Basketbollit disa ditë më parë denoncoi një ngjarje të shëmtuar në ndeshjen e parë “play off” mes Besëlidhjes dhe Vllaznisë. FSHB akuzoi drejtues të Besëlidhjes, për dhunë ndaj sekretarit të përgjithshëm Franko Bushati.

Së fundmi, për këtë ngjarje ka ardhur edhe e reagimi nga klubi lezhjan. Me anë të një deklarate zyrtare, Besëlidhja i kërkon publikisht ndjesë Bushatit, duke u distancuar nga kjo ngjarje, për të cilën shprehet se ishte një keqkuptim.

Ja deklarata e plotë e Besëlidhja Basket: “Në lidhje me incidentin e ndodhur në datë 10.04.2025, Shoqata Besëlidhja Eagles Basket dëshiron të shprehë pozicionin e saj të qartë: ne distancohemi plotësisht nga çdo sjellje që bie ndesh me frymën sportive dhe me vlerat që përfaqësojmë.

Gjithashtu, i kërkojmë ndjesë Sekretarit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, z. Franko Bushati, për keqkuptimin dhe shqetësimin e shkaktuar nga ky incident. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtjes së integritetit dhe imazhit të sportit në vendin tonë. Shoqata jonë është dhe do të mbetet e angazhuar për të promovuar një kulturë respekti, tolerance dhe bashkëpunimi, ku sporti shërben si urë bashkimi dhe zhvillimi.

Shoqata Besëlidhja Eagles Basket mbetet e përkushtuar për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhënie të shëndetshme me Federatën Shqiptare të Basketbollit dhe të gjitha institucionet përkatëse. Vetëm përmes bashkëpunimit dhe dialogut mund të ecim përpara në shërbim të sportit dhe komunitetit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Shoqata Besëlidhja Eagles Basket”, shkruhet në deklaratën e klubit lezhjan.

Next Post

Roko Vata rikthehet pas shumë kohësh si protagonist në Championship

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.