Friday, 13. February 2026
Formula 1

264 milionë euro për të larguar Max Verstappen nga “Red Bull”

GS 18/04/2025 1 Min. Lesezeit

Max Verstappen mund të largohet nga Red Bull, për t’u transferuar te Aston Martin.

Kjo për shkak se Aston Martin ka bërë atë, e cila po quhet “oferta e shekullit”. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pilotit holandez i është ofruar shuma e majme prej 264 milionë eurove.

Këtë shumë parash, Verstappen do t’i përfitojë me një kontratë 3-vjeçare.

Pra në sezonet 2026, 2027 dhe 2028, “ylli” i Red Bull mund të jetë pjesë e Aston Martin. Ndërkohë që për këtë ofertë, duket se “truri” ka qenë fondi i investimeve sovrane në Arabinë Saudite, Fondi i Investime Publike (PIF).

Këta të fundit zotërojnë 20% të Aston Martin Lagonda dhe sigurisht që paratë duan t’i shpenzojnë për të marrë në skuadër një “yll” si Max Verstappen. Paga vjetore e këtij të fundit do të rritet nga 50 milionë euro, në plot 88 milionë.

Teilen: