Saturday, 16. May 2026
Sport

Konte: Kualifikimi i Interit tregon edhe forcën e Napolit

GS 19/04/2025 1 Min. Lesezeit

Napoli do të zbresë sot në fushën e lojës me misionin për të barazuar Interin dhe për t’i bërë presion në garën për titullin kampion.

konte

Antonio Konte thotë se kjo është një sfidë delikate, nga e cila ka shumë për të humbur në rast se ekipi nuk e vlerëson siç duhet. “Sigurisht që kemi shumë për të humbur. E dimë që duhet ta vlerësojmë kundërshtarin dhe të bëjmë gjithçka për të marrë fitoren. Nuk do të jetë e lehtë edhe sepse ata po kalojnë një moment të vështirë në këtë sezon. Duhet të bëjmë gjithçka në fushë”, ka thënë Konte.

Ai është pyetur gjithashtu edhe për kualifikimin e Interit. “Me meritë të madhe ka shkuar në gjysmëfinale. Kjo gjë tregon se sa i fortë është Napoli dhe vlerëson atë që ne po bëjmë në këtë sezon duke i sfiduar ata deri në fund të kampionatit për të titullin kampion”, ka thënë Konte.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: