Skuadra e Interit është rikthyer në stërvitje ditën e djeshme dhe trajneri Inzagi ka bërë një analizë të shkurtër për humbjen në Bolonja. Ai kërkon që ekipi të reagojë menjëherë në derbi kundër Milanit, në mënyrë që të sigurojë finalen e madhe të Kupës së Italisë.
Kështu do të kërkojë aty ndoshta një hakmarrje me Bolonjën. Sinjalet nga infermieria nuk kanë qenë pozitive dhe Turam bashkë me Dumfrisin dhe Zielinskin vazhdojnë që të punojnë të diferencuar. Francezi nuk është gati për Milanin, por do të provojë të rikthehet për Romën dhe të marrë aty pak minuta për t’u bërë gati për Barcelonën.
PANORAMASPORT.AL