Saturday, 16. May 2026
Sport

Vinicius ndan mendjen për të ardhmen, braziliani vendos përfundimisht mes Realit dhe milionave të Arabisë Saudite

GS 23/04/2025 1 Min. Lesezeit

Vinicius do zgjasë kontratën te Real Madrid. Palët janë pranë finalizimit, për firmën e re që do të vlejë deri në vitin 2030.

Vinicius-protest

Kontrata aktuale përfundon deri në vitin 2027. Projekti i Realit do të mbështetet kështu te sulmuesi brazilian, që është pjesë e madrilenëve prej vitit 2018.

Nga Arabia Saudite janë përmendur shuma të jashtëzakonshme. Deri tani, klubi dhe lojtari kanë refuzuar duke fituar edhe gjithçka bashkë.

Dhe pse Reali dështoi në Champions dhe rrezikon po ashtu të mbesë pa trofe, po punohet për të ardhmen. Një nga ndryshimet më të bujshme do të jetë i trajnerit, pasi Ançeloti do e mbyllë në përfundim të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: