Saturday, 16. May 2026
Sport

Sigal Prishtina – Trepça, sonte ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale të Play-Offit

GS 23/04/2025 1 Min. Lesezeit

Në kryeqytet, do të përballen sonte Sigal Prishtina dhe Trepça, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës, që gjithmonë kanë dhuruar spektakël kur janë përballur. Takimi i parë në Mitrovicë përfundoi 80:65 për ‘Xehetarët’. Prishtinasit synojnë fitoren dhe kalimin në finale, e më pas të fitojnë titullin pas pesë vjetësh, kurse mitrovicasit të mbrojnë titullin e kampionit.

Kujtojmë se skuadra që shënon tri fitore kalon në finale, derisa për tu shpallur kampion nevojiten katër fitore.

Gjysmëfinalet II

E mërkurë

18:00 Sigal Prishtina – Trepça

Teilen: