• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi nuk bën dot pa Bastonin

23/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në shtëpinë e Interit ekziston një e dhënë që tremb Simone Inzagin në sprintin final për titullin kampion në Itali.

Pa Alesandro Bastonin në fushën e lojës, zikaltrit kanë pësuar thuajse 1/3-tën e golave në total të këtij viti. Një statistikë që konfirmon rëndësinë që ka mbrojtësi zikaltër edhe në lojën pa top, jo vetëm në ndërtimin e aksioneve.

Dhe për më tepër ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e Interit kundër Romës ditën e shtunë. Një mungesë që minon soliditetin e repartit difensiv në një moment delikat të sezonit dhe që komplikon planet e zikaltërve në garën për titullin kampion.

Numrat e Bastonit në këtë sezon flasin qartë. Sidomos e dhëna për golat e pësuar kur ai nuk është në fushë. Në 10 raste pas zëvendësimit të tij, Interi ka pësuar gol, përtej minutazhit.

Hera e parë ka qenë kundër Milanit, më 22 shtator dhe pastaj u përsërit me Udinezen, Torinon, Parmën, Fiorentinën, Juventusin, Napolin dy herë, sërish me Parmën dhe në fund me Bolonjën.

Diçka që në fakt nuk duket të jetë rastësi dhe që ka nisur të shqetësojë seriozisht trajnerin Inzagi. Pa Bastonin në fushë, Interi e tërheq shumë skuadrën edhe për faktin se janë minutat e fundit të ndeshjeve dhe humbet grintë dhe shtatlartësi në zonë.

Është më e brishtë në markim, në lojën e ajrit dhe në rastet e rrezikshme përpara portierit Zomer. Problem të cilit duhet t’i japë zgjidhje që për duelin ndaj Romës së Ranierit, pasi përveç tij do të mungojë edhe Mkitarian. Krahu i majtë do të jetë “gropë”.

Next Post

BILANCI/ Kroati që “pushtoi” Juventusin, si ka shkuar muaji i trajnerit të ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.