Saturday, 16. May 2026
Sport

“La Liga e racistëve”, Vinicius: Më paguajnë për golat, jo për të bukur

GS 23/04/2025 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Realit, Vinicius Zhunior, do të jetë personazh i një dokumentari që do të publikohet nga “Netflix” më 15 maj.Vinicius-protestKa qenë vetë kjo platformë që ka publikuar pjesë të dokumentarit, duke dhënë një përmbledhje e karrierës së brazilianit, personalitetit dhe sezonit të tij të fundit. Dokumentari titullohet “Dance, Vini”.

“Gjithçka që kam mësuar ka qenë nga futbolli; nga futbolli kam mësuar mësimet më të rëndësishme në jetë”, thotë braziliani. Me fjalët e një futbollisti që jetoi një jetë të hershme praktikisht të mallkuar. “Mish” për parodi e “meme”. Dhe që nga atje, në “parajsë”. Ka pasur shumë batuta nga Vinicius në këtë dokumentar.

Para kamerës, tepër i qetë, por i vendosur ai ka thënë: “Nuk më paguajnë për të qenë djalë i mirë apo për të bukur. Më paguajnë për të shënuar gola”.

Natyrisht që në dokumentar, një hapësirë i është kushtuar dhe çështjes së racizmit, me Vinin që është bërë në një farë mënyre simbol i luftës kundër racizmit në La Liga. Pikërisht këtë temë, në dokumentar është përmendur dhe deklarata e fortë e Ançelotit pas ngjarjeve në Valencia.

“Për fat të keq, ajo që ishte La Liga e Ronaldos, Ronaldinjos, Kristiano, Mesit… është kthyer në La Liga e racistëve”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: