• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina i bashkohet Llapit, në finalen e madhe të Kupës së Kosovës

23/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me një paraqitje fantastike në pjesën e parë, duke shënuar tre gola, Prishtina e ka mposhtur bindshëm Dritën, dhe me rezultat të përgjithshëm 4:0 nga dy ndeshjet gjysmëfinale, bardhekaltrit kanë siguruar finalen e Kupës së Kosovës.

Prishtina shënoj fitore edhe në “Fadil Vokrri”, vetëm dy javë pasi e kishte mposhtur lideren e Superligës edhe në Gjilan.

Në kryeqytet nuk pati shumë shikues, por një grup i tifozerisë “Plisat”, festuan tre gola brenda 45 minutave, që përcaktuan finalistin para kohe.

Ardian Muja (10’, 39’) dhe Albin Krasniqi (43’) në pjesën e parë ishin shënuesit e Prishtinës që shtangën Dritën dhe futbollistët e saj, duke mos u dhënë rast për këndellje dhe rikthim në asnjë çast.

Në pjesën e dytë, Drita nuk pati forcë të bëjë rikthimin e madh duke e pranuar disfatën në Kupë, por duke mbetur në garë vetëm për titullin e kampionit.

Në finale të Kupës së Kosovës, Prishtina do të ndeshet me Llapin, që gjatë ditës e mposhti Drenicën edhe në ndeshjen e dytë për t’u kthyer në finale, pas tri vjetëve.

Për shkak se të dyja skuadrat nuk kanë pasur paraqitje të mira në kampionat dhe janë jashtë garës për titull, triumfi në Kupë është mundësia e vetme deri më tani e të dyja skuadrave, për të dalë në Evropë.

Next Post

Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.