Saturday, 16. May 2026
Sport

Mesfushori me tipare sulmuese, një adoleshent “çmend” gjigantët e Anglisë

GS 23/04/2025 1 Min. Lesezeit

Adoleshenti i River Plejtit, Franko Mastantuono, është duke tërhequr interes nga klubet kryesore në mbarë Europën, duke përfshirë Mançester Junajtidin dhe Çelsin.

minamo

Mesfushori 17-vjeçar me tipare sulmuese, i konsideruar ndër talentet më premtues në Argjentinë, po ndiqet nga një mori klubesh të Premier Ligës. Barcelona është gjithashtu admiruese e Mastantuonos, ndërsa Atletiko Madridi ka udhëtuar drejt Buenos Aires tashmë për ta parë nga afër.

Mastantuono, i cili mbush 18 vjeç në gusht, ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh, më e larta në historinë e klubit argjentinas dhe kontrata e tij zgjat deri në vitin 2026. Presidenti i Riverit, Horge Brito, nuk është nën presion për të shitur, pasi regjistroi një fitim prej 46 milionë paundësh për klubin në bilancet financiare të sezonit të kaluar.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: