• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milan bindshëm ndaj Interit, siguron finalen e Kupës së Italisë

23/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milan e ka siguruar finalen e Kupës së Italisë pas fitores bindëse 3:0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e kthimit në “San Siro”. Njeriu i mbrëmjes ka qenë Luka Jovic, i cili ka realizuar dy gola, duke shuar përfundimisht ëndrrën e Inter për ta përsëritur tripletën si në rastin e vitit 2010.

Inter e ka nisur më mirë sfidën, duke shfaqur menjëherë rrezik në portën kuqezi. Matteo Darmian ka depërtuar nga e djathta, por gjuajtja e tij ka përfunduar jashtë. Më pas, Federico Dimarco e ka dridhur traversën pas një aksioni të shpejtë nga krahu i majtë. Mundësinë më të mirë për “zikaltrit” e ka pasur Lautaro Martínez, por goditja e tij ka shkuar mbi portë pas një asistimi të Taremi. 

Milan, megjithëse me më pak raste, ka kontrolluar mirë lojën në mesfushë dhe ka shënuar në minutën e 36-të me një goditje të saktë me kokë të Jovic, pas një aksioni të ndërtuar nga Reijnders dhe Jimenez. “Kuqezinjtë” nuk janë ndalur me kaq dhe vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Jovic ka shënuar sërish, këtë herë pas një goditje këndi që e ka devijuar te Barella.

Simone Inzaghi ka reaguar me disa zëvendësime, por Inter nuk ia ka arritur ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes. Maignan ka pritur mjeshtërisht një goditje me kokë të de Vrij, ndërsa në minutat e fundit, Rafael Leao ka nisur një kundërsulm të shpejtë dhe ka asistuar për Reijnders, i cili ka shënuar golin e radhës, duke e vulosur fitoren 3:0.

Milan tashmë pret në finalen që do të zhvillohet në “Stadio Olimpico” njërën nga skuadrat Bologna apo Empoli, me synimin për ta fituar këtë trofe për herë të parë pas më shumë se dy dekadash, që nga viti 2003.

Next Post

Çmend gjigantët e Anglisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.