• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Monaco fiton takimin e parë me Barcelonën

24/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Monaco ka fituar thellë ndaj Barcelonës, 97-80 në një atmosferë të ngrohtë prej tifozëve vendas.

Nis kështu play-off-i edhe për këtë çift që e kishin mbyllur praktikisht në vend të katërt Monaco dhe në vend të pestë Barcelona sezonin e rregullt.

Në minutat e para Barcelona me 3 trepikëshat e Punter arrin të marrë avantazhin dhe ta ruajë deri në përfundim të periodës së parë.

Në krahun tjetër përgjigjet mirë Mike James dhe grupi tjetër i lojtarëve francezë, të cilët nuk e permbysin dot në 10 minutat e para por ja dalin në periodën e dytë.

Në pesë minutat e para, Monaco me një parcial 15-0 arrin të kalojë nga -1 në +14 pikë dhe shifrat shënojnë 41-27. Por në 5 minutat e dyta të periodës së dytë Barcelona me një parcial 14-2 arrin të kthejë ekuilibrin dhe pjesa e parë mbyllet 44-42.

Në periodën e tretë shpërthen sërish Monaco me Theis, Okobo dhe me Mike James duke shënuar në këtë 10 minutësh 32 pikë kundrejt 17 të Barcelonës.

Perioda e katërt nisi me një disavantazh të dukshëm në rezultat e lojë mes dy skuadrave dhe me Barcelonën që nis të shfaqë nervozizëm.  Në momentin kur Monaco arrin në +19 pikë, 80-61, Strazel bën një interceptim ndaj Satoranskit duke i shënuar dhe koshin, me pas organizatori çek nuk ruan qetësinë dhe lëshon një goditje drejt kundërshtarit dhe gjyqtari e përjashton nga ndeshja.

Tensioni rritet dhe jepen 3 faulla antisportivë dhe 2 faulla teknikë. Barcelona nis të reagojë pas këtij momenti dhe e ul deri në 13 pikë, por nuk mundet më shumë dhe Monaco e vulos fitoren falë një loje shumë të mirë të Mike James me 22 pikë duke shënuar 5 trepikësha, Theis me 22 pikë dhe 85% saktësi në gjuajtje dhe Okobo me 19 pikë dhe 7 assist. Ndeshja e dytë mes skuadrave është të premten sërish në fushën e Monacos.

Next Post

​Reagon Inzaghi pas humbjes nga Milani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.