LA LIGA
Osasuna – Sevilla Osasuna do të përpiqet të qëndrojë në garë për një vend në Europë, teksa pret Sevillën në një ndeshje të La Ligas për javën e 33-të. Kjo përballje në “El Sadar”, mes Osasunës së vendit të 11-të dhe Sevillës së vendit të 15-të, vjen me parashikimin tonë që të dyja skuadrat do të shënojnë gola. Me 41 pikë në total, Osasuna është vetëm dy pikë larg tetë ekipeve më të mira në fillim të kësaj jave, çka do t’u siguronte një vend në garat europiane sezonin e ardhshëm. Sevilla është katër pikë më poshtë dhe gjashtë pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Fitorja 3-2 në transfertë ndaj Real Valladolid fundjavën e kaluar ishte fitorja e dytë radhazi për Osasunën, pas suksesit 2-1 ndaj Gironës. Tani kanë marrë tetë pikë në katër ndeshjet e fundit dhe kanë një shans të vogël për t’u kualifikuar në tetëshen e parë. Forma e tyre në këtë stadium mund të jetë vendimtare, pasi Osasuna ka fituar vetëm dy nga nëntë ndeshjet e fundit në shtëpi në kampionat (5 barazime, 2 humbje).
PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja skuadrat 47%
Leganes – Girona Është një përballje e madhe mes skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës, Leganes dhe Gironës në javën e 33-të të La Liga-s, ku fituesi mund ta bëjë edhe më interesante luftën për mbijetesë. Kjo ndeshje, që luhet në “Estadio Municipal de Butarque” mes Leganes, të vendit të 19- të, dhe Gironës, të vendit të 16-të, vjen me parashikimin tonë që të dyja skuadrat do të shënojnë. Leganes ka 29 pikë dhe është tri pikë larg zonës së sigurisë përpara kësaj jave. Girona ndodhet pak më lart dhe ka vetëm tri pikë më shumë se vendet e fundit. Barazimi 0-0 në transfertë ndaj Mallorcës ishte vetëm pika e dytë për Leganes në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit. Me luftën për mbijetesë që bëhet çdo ditë më e ngushtë, Leganes mund të shqetësohet nga ndikimi i tre humbjeve radhazi në fillim të marsit. Forma në shtëpi është disi e paqëndrueshme, me vetëm një fitore dhe dy barazime në pesë ndeshjet e fundit në La Liga.
Betis – Valladolid Valladolid mund të afrohet edhe më shumë me rënien nga kategoria, teksa udhëton për t’u përballur me Real Betis-in që ndjek zonën e toppesë në javën e 33-të të La Liga-s,. Kjo ndeshje në “Benito Villamarin”, mes Betisit të vendit të gjashtë dhe Valladolidit të fundit në renditje, vjen me parashikimin tonë për fitore të Betisit dhe mbi 2.5 gola në total. Betis e nis këtë javë vetëm një pikë larg vendeve që të çojnë në Ligën e Kampioneve, edhe pse ka luajtur një ndeshje më shumë se Villarreal, që mban vendin e pestë. Valladolid është në fund të tabelës me vetëm 16 pikë dhe ndodhet 16 pikë larg zonës së shpëtimit, ndërkohë që kanë mbetur vetëm 18 pikë në lojë deri në fund të sezonit.
PARASHIKIMI: Fiton Betis dhe shënohen mbi 2.5 gola 60%
COPPA ITALIA
Bologna – Empoli Empoli ka një detyrë të vështirë përpara, teksa përpiqet të përmbysë disavantazhin e ndeshjes së parë ndaj Bolognas në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Bologna do të jetë pritëse këtë herë dhe hyn në ndeshje me epërsinë 3-0 në total. Para kësaj përballjeje, Bologna u rikthye te fitorja në Serie A pas dy ndeshjesh pa fitore, duke mposhtur 1-0 në shtëpi liderët e kampionatit, Interin. Goli i Orsolinit në minutën e 90-të tronditi kampionët dhe, pasi kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë, ai do të jetë i motivuar edhe në këtë takim. Vendësit nuk kanë humbur në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi, një seri që shpresojnë ta zgjasin. Nëse shihet forma e fundit e Empolit, kjo pritet të jetë ndeshja e tyre e fundit në këtë edicion të Kupës së Italisë. Skuadra mike është në një seri shumë negative. Në 20 ndeshjet e fundit, nuk kanë arritur të fitojnë asnjë brenda 90 minutave. Empoli është aktualisht në një luftë të fortë për mbijetesë në Serinë A.
PARASHIKIMI: Fiton Bologna 64%
PANORAMASPORT.AL