• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lojtarja e Kosovës transferohet te Eintrachti

24/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erëleta Memeti është transferuar në Eintracht Frankfurt, të cilit do t’i bashkohet nga vera.

Përfaqësuesja kosovare do t’i japë fund eksperiencës së saj në TSG Hoffenheim, ndërsa ka nënshkruar me SGE deri më 30 qershor të vitit 2027, njofton klubi gjerman..

Pasi i kaloi katër vjet dhe i bëri 71 paraqitje në 2. Frauen-Bundesliga (divizioni i dytë i Bundesligës) me VfL Sindelfingen dhe me VfL Wolfsburg II, 25-vjeçarja i ishte bashkuar SC Freiburgut në sezonin 2020/21, ku i kishte kaluar dy sezone para se të lëvizte drejt TSG Hoffenheim për tri vjet të tjerë, përfshirë këtu edhe sezonin aktual.

Ajo i ka zhvilluar në total 100 ndeshje në Bundesligë me dy klubet, duke i realizuar 23 gola, ndërsa i ka shtuar edhe 10 gola në 16 ndeshje në DFB-Pokal, ku vlen të përmendet goli vendimtar kundër wolfsburgut në çerekfinalen e mes-shkurtit.

E lindur në Schwäbisch Hall, futbollistja ofanzive kishte bërë progres vazhdimisht duke luajtur për ekipet zinxhirë të Gjermanisë, nga U-16 deri në U-20, ku i kishte luajtur tri ndeshje të raundit preliminar për në Kupën e Botës U-20 në vitin 2018.

Memeti më pas vendosi të luajë për ekipin A të Kombëtares së Kosovës, ku tash është kapitene.

Dy vjet më parë, ajo ishte zgjedhur futbollistja më e mirë e vitit në Kosovë.

“Nëse kthehemi disa sezone më parë, tash mund ta shohim qartë se Eintracht Frankfurt është zhvilluar në një top-klub. Stili dhe qasja e ekipit të Niko Arnautis i përshtatet perfekt shpejtësisë dhe stilit tim dinamik.

Jam e bindur se mund ta ndihmoj ekipin me kualitetet e mia.

Synim imi është të konkurrojmë për kreun e tabelës me Eintrachtin në vitet e ardhshme dhe t’i sfidojmë seriozisht Wolfsburgun e Bayernin. Jam mjaft e ngazëllyer që jam pjesë e këtij klubi ambicioz duke filluar nga vera që po vjen”, deklaroi Memeti.

Edhe drejtuesit e klubit i kanë uruar mirëseardhje Memetit, ndërsa drejtorja teknike, Katharina Kiel tha se pret shumë nga futbollistja kosovare, që me kualitetet dhe përvojën e saj, ta ndihmojë klubin e saj të ri.

Gjithashtu, edhe trajneri dhe drejtori sportiv, Niko Arnautis mezi pret ta nisë punën me Erëleta Memetin, për të cilën thotë se ekipi i tij kishte nevojë dhe se pret shumë që ajo të japë kontribut të madh në Eintracht Frankfurt. 

Next Post

Tare-Milan, sot takimi vendimtar! Ibra dhe Kardinale e duan në klubin kuqezi, pritet që Furlani ta emërojë drejtor të “Djallit”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.