Saturday, 16. May 2026
Sport

Inzaghi i kërkoi gjyqtarit të mos jep minuta shtesë, në fund të derbit Inter-Milan

GS 24/04/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, dukej i tërbuar në fundin e derbit kundër Milanit, teksa i bërtiti gjyqtarit të katërt: “Nuk dua kohë shtesë, nuk dua asnjë minut”, ka thënë Inzaghi i kapur nga kamerat në stadium.

Interi i tha lamtumirë ëndrrës për ta fituar tripletën të mërkurën pasi “Nerazzurrët” pësuan humbje 3-0 kundër rivalëve të qytetit Milan në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe u eliminuan nga gara.

Inzaghi dukej i tërbuar në fundin e ndeshjes dhe madje shtyu arbitrin dhe gjyqtarin e katërt për të mos dhënë kohë shtesë pas minutës së 90-të.

“Canale 5” shfaqi një video të trajnerit të zemëruar duke i bërtitur gjyqtarit të katërt: “Nuk dua kohë shtesë, nuk dua asnjë”. Përfundimisht nuk pati kohë shtesë në “San Siro” mbrëmë pasi gjyqtari Daniele Doveri mbylli ndeshjen disa sekonda pas minutës së 90-të.

Teilen: