Luka Joviç ka bërë një nga ndeshjet më të mira me fanellën e Milanit, ndoshta më të mirën e karrierës së tij.Sulmuesi serb udhëhoqi ekipin drejt një triumfi të jashtëzakonshëm dhe të rëndësishëm në Kupën e Italisë, duke eliminuar Interin me dopietën e tij. Ai tha se ishte një ndeshje me rëndësi dhe një përgjigje për të gjithë skeptikët që i kanë kritikuar për ecurinë në kampionat.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Nuk po luanim ashtu siç duhet, por treguam karakter dhe personalitet. Tani të shkojmë në Romë për të marrë këtë trofe. Bëmë një ndeshje inteligjente ndaj një skuadre të fortë dhe me shumë cilësi, si Interi”, ka thënë sulmuesi i Milanit pas ndeshjes.
REIJNDERS– Mesfushori holandez është një nga lojtarët më të mirë të sezonit, edhe pse ai nuk është për t’u mbajtur mend (në Serinë A) nga kuqezinjtë. Edhe një herë tjetër bëri një ndeshje karakteri dhe tregoi të gjithë cilësinë e tij në fushën e lojës, duke u sakrifikuar dhe duke sulmuar atëherë kur duhet.
“Sigurisht që besojmë në fitoren e Kupës së Italisë. Kemi pasur vështirësi në Serinë A, por kjo është rruga më e mirë dhe më e lehtë për të shkuar në Europë në vitin e ardhshëm. Nëse do të luajmë siç bëmë ndaj Interit, patjetër që mund ta fitojmë. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi”, ka thënë mesfushori holandez pas sfidës.
GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL