• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flik dhe Barcelona, gati për rinovimin deri në vitin 2027

24/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Hansi Flik do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën deri në vitin 2027, në fund të sezonit.

2187487066.0

Sipas mediave spanjolle, trajneri dhe klubi kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës edhe me një sezon. Verën e vitit 2024, Flik firmosi me Barcelonën për dy vjet. Por, falë punës së tij, ai i ka bindur të gjithë dhe Barcelona prej kohësh është vënë në lëvizje për të bindur trajnerin të rinovojë.

Gazeta “Marca” ka bërë me dije se, pavarësisht marrëveshjes verbale mes palëve, nuk do të ketë asnjë zyrtarizim deri në mbyllje të sezonit. Barcelona është në garë në tri fronte dhe askush nuk dëshiron të shpërqendrohet në çështje të tilla administrative. Aq më shumë trajneri Hansi Flik, i cili, sa herë që është ngacmuar nga mediat në lidhje me të ardhmen e tij, gjithnjë i është shmangur me stil. Kujtojmë se në pak ditë Barcelona mund të mësojë shumë më tepër për fatet e sezonit të saj. Të shtunën do të luajë finalen e Kupës së Mbretit dhe më pas një sfidë të dyfishtë me Interin në Ligën e Kampioneve e me La Ligën në mes.

Gjithsesi, në këtë histori, ka dhe një faktor tjetër që kushtëzon klubin. Për momentin, Barcelona nuk është në rregull me “Fair Play Financiar” dhe klubi nuk mund të nënshkruajë me asnjë lojtar apo të rinovojë me ata që janë në dispozicion. Megjithatë, pavarësisht zhvillimeve në lidhje me çështjet financiare të klubit dhe rregullave të vendosura nga La Liga, klubi katalanas dhe trajneri gjerman e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin, të paktën deri në vitin 2027.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Akil Gjakova përfundon i shtati në Evropianin e Podgoricës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.