• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Edon Zhegrova ka potencial të arrijë shumë”, Valon Berisha lartëson Zhegrovën

24/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Me Zhegrovën është lehtë të luash, vetëm gjuaja topin”, kështu nis rrëfimin e tij Valon Berisha, mesfushori i Kosovës për bashkëlojtarin te Kombëtarja dardane.

Talenti i Kosovës, Edon Zhegrova vlerësohet lartë edhe nga shefi i mesfushës, që të dielën e kaluar në emisionin “VAR” në Tëvë 1, foli me fjalët më të mira për yllin dardan, të cilin tha se edhe e kritikon nganjëherë.

“Unë e dua Edonin shumë, nganjëherë ndoshta nervozohem me të, në lojë, ama e dua shumë, se e di cka mundet me bë. Ai e ka potencialin me arrit shumë lartë, ai vetëm vetvetes mundet mos me ia leju me arrit shumë, aq i mirë që është. Nuk ka një njeri si ai, 3-4 lojtar nuk i bën hesap, kjo është diçka fenomenale. Nganjëherë edhe e kritikoj, dhe e shoh që e bren”, ka thënë Berisha.

Për lojtarët e së ardhmes te Kosova, të cilët do të bartin barrën dhe do të zëvendësojnë gardën e vjetër, Berisha pa ngurrim përmend Ermal Krasniqin, Lindon Emërllahun, Albion Rrahmanin e Fisnik Asllanin. Sidomos këtë të fundit, e thotë se e ka parë shumë herët talentin dhe cilëistë e tij.
“Fisniku është fenomenal, e kam parë is 17-vjeçar, kam thënë se ky lojtar do të bëhet lojtar i mirë, dhe u kam thënë në FFK ta marrin menjëherë”.

Berisha ka folur për bashkëlojtarët që i ka pasur në mesfushë, duke potencuar lojën e mirë të Besar Halimit dhe Hekuran Kryeziut e Herolind Shalës.

“Kam pasur rastin të luajë më shumë futbollistë të mirë të Kosovës. Më ka pëlqyer shumë Besar Balimi, pasin e fundit e ka pasur shumë të mirë. Kur luaj me një lojtar që e dinë ku me ta gjuajt topin në fushë, për mua është shumë lehtë, ma bën lojën shumë të lehtë.
Edhe me Hekuranin e Herolindin, kur kemi luajtur kemi qenë një treshe që ka funksionuar shumë dhe të gjithë kemi vrapuar, krejt kemi luajtur me hy n’dyluftime, kemi qenë tipa të ndryshëm, unë kam qenë ai me top, më shumë teknik, ata të dy kanë qenë më luftëtar. Tash me Elvis Rexhbeqajn, ai më jep pasime më shumë, rri prapa dhe më jep mua liri më shumë me ec përpara”.

Emisionin e plotë të emisionit VAR me Valon Berishën mysafir mund ta ndiqni këtu:

Next Post

40 gjuajtjet ndaj Majorkës, Barcelona vendos një tjetër rekord

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.