Saturday, 16. May 2026
Sport

Shkëndija kampion i Ligës së Tretë në Maqedoninë e Veriut

GS 24/04/2025 1 Min. Lesezeit

KF Shkëndija e Haraçinës pesë javë para se të përfundojë kampionati në Ligën e Tretë-Veri ka siguruar titullin kampion.

Haraçinasit në stadiumin Hasanbeg Arena festuan në ndeshjen derbi të javës së 21-të ndaj Fortunës nga Hasanbegu me rezultat 2-0. Të dy golat i ka shënuar sulmuesi Dario Desnic.

Skuadra kuqezi nga Haracina tani ka 58 pikë, 19 pikë më shumë se Fortuna e vendit të dytë.

Shkëndija ka shënuar 19 fitore, një barazim dhe një humbje me golaverazh 81-4.

Tani Shkëndijën e pret ndeshja e balotazhit për ngjitje në Ligën e dytë të Maqedonisë.

Teilen: